Vuçiç uron Begajn për zgjedhjen si president: Së bashku do zhvillojmë të gjitha potencialet e nismës Ballkani i Hapur

Vuçiç uron Begajn për zgjedhjen si president: Së bashku do zhvillojmë të gjitha potencialet e nismës Ballkani i Hapur

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç

TIRANË- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen e tij në krye të shtetit një ditë më parë. Në mesazhin e tij, Vuçiç shprehet se është i bindur që do të zhvillojnë marrëdhënie të mira mes dy vendeve, si edhe do të çojnë më tej bashkëpunimin në fusha të ndryshme, sidomos në ato ekonomike.

Vuçiç është ndalur edhe në nismë ‘Ballkani i hapur’, ku thotë se do mund t’ia dalin për të zhvilluar të gjitha potencialet e kësaj nisme.

“Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë, me dëshirën që ta kryeni me sukses këtë detyrë të përgjegjshme. Jam i bindur që do të zhvillojmë marrëdhënie të mira e miqësore dhe madje bashkëpunim më të mirë ekonomik në fusha të ndryshe në dobi të qytetarëve të vendeve tona. Besoj gjithashtu se së bashku do të arrijmë të zhvillojmë të gjitha potencialet e nismës “Ballkani i Hapur”, e cila do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë”, ka thënë Vuçiç në mesazhin e tij të urimit.

Begaj u zgjodh një ditë më parë presidenti i 8-të i republikës së Shqipërisë post-komuniste. Begaj u zgjodh në raundin e katërt të votimit, ku mori 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja