Vuçiq-Putin bisedë në telefon
prioritet forcimi marrdhënieve 

Vuçiq-Putin bisedë në telefon<br />prioritet forcimi marrdhënieve 
Marrëdhëniet ruso-serbe, si dhe avionët luftarak Mikoyan MiG-29, që Moska i dhuroi Beogradit, ishin tema e bisedës telefonike midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Presidentët u pajtuan për kontakte dhe një takim të shpejtë për të vazhduar zgjerimin e bashkëpunimit midis Serbisë dhe Rusisë në të gjitha sferat.

Lideri serb tregoi për bisedën në një intervistë për gazetën serbe “Kurir” të dielën.

"Ne folëmpër të gjitha temat, të cilat janë të rëndësishme për marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë, për MiG-të ruse, për të gjitha marrëveshjet tona të mëparshme." Putin u tregua i sjellshëm dhe shprehu mirënjohje ndaj popullit serb dhe Serbisë.

Përshëndeta Putinin për 65 vjetorin e lindjes dhe i urova atij shëndet të mirë, sukses politik si në zgjidhjen e problemeve në botë dhe në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Serbin", tha Vuçiç, duke shtuar se presidenti rus e ka falënderuar personalisht për zhvillimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Rusisë.

Presidentët ranë dakord për kontakte dhe një takim të shpejtë për të vazhduar zgjerimin e bashkëpunimit midis Serbisë dhe Rusisë në të gjitha sferat, tha shërbimi për shtyp i kreut serb.

Më parë, Serbia mori gjashtë avionë luftarakë Mikoyan MiG-29 nga Rusia.

Përveç avionëve luftarak, Serbia do të marrë nga Rusisë 30 tanke T-72 dhe 30 automjete luftarake-zbuluese BRDM-2.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër