Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç viziton të hënën Shqipërinë, me ftesë të homologut Ilir Meta.
/Shqiptarja.com
Vujanoviç do të mbërrijë në Tiranë në orën 10 dhe do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryetarin e shtetit shqiptar.
Për momentin nuk dihen detaje mbi temat e bisedimeve, por në përfundim dy presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
g.f. / shqiptarja.com










