Vukaj: Ndjekje penale punonjësve të
doganës nëse përfshihen në fushatë

Vukaj: Ndjekje penale punonjësve të<br />doganës nëse përfshihen në fushatë
Ministrja e Financave Helga Vukaj kërkoi nga administrata doganore të distancohet nga çdo veprim i paligjshëm që cënon standardet zgjedhore.
 
Gjatë një inspektimi në Degën Doganore Durrës, ministrja Vukaj theksoi rëndësinë e përmbushjes së objektivave fiskalë dhe vlerësimin strikt të procedurave doganore për të shmangur çdo rast abuzimi, që favorizon operatorë të veçantë të biznesit, me qëllim financimin e aktiviteteve elektorale.
 
Ministrja paralajmëroi masa administrative dhe ndjekje penale për çdo punonjës që shkel ligjin.

Ajo kërkoi me prioritet nga agjencitë ligjzbatuese rritjen e eficencës së kontrolleve doganore kundër trafikut të drogës dhe hartimin e një plan-veprimi për një reagim të shpejtë dhë të koordinuar me Policinë Kufitare.
 
Në takimin me Shërbimin Doganor dhe Policinë Kufitare Durrës, ministrja e Financave Helga Vukaj shoqërohej edhe nga ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë