/ATSH/.- Prokurori serb i krimeve të luftës,Vladimir Vukçeviç, ka thënë se edhe institucioni që ai drejton është duke trajtuar krimet e vitit 1999 në Mejë të Gjakovës dhe se lidhur me këtë "ka disa njohuri të caktuara për rastin dhe kryerësit eventualë".
Vukçeviç në një intervistë për numrin e sotëm të "Veçernje Novosti" u shpreh se nuk e di se çfarë dëshmish posedon EULEX-i dhe se mbi çfarë bazash shumë njerëz janë gjendur në listat e kuqe të kërkimit.
Ai ka shtuar edhe se hetimet e deritanishme të Prokurorisë serbe nuk e kanë nxjerrë si të dyshuar ish-shefin e Agjencisë Ushtarake të Sigurimit (VBA), gjeneralin Momir Stojanoviç, i cili aktualisht gjendet në krye të Këshillit për Kontroll të Shërbimeve të Sigurimit në Parlamentin serb.
Ndërkaq, shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, këto ditë, për gazetën e njëjtë beogradase, ka thënë se për krime lufte në vitin 1999 kundër popullatës civile në territorin e Gjakovës deri tani janë identifikuar rreth 20 persona të dyshuar. Sipas gazetës, ndër të dyshuarit është edhe gjenerali Stojanoviç.
Prokurori serb i krimeve të luftës ka refuzuar që t'i komentojë sulmet ndaj tij nga ana e presidentit serb Tomislav Nikoliç. "Deklaratat e tij nuk dua t'i komentoj, meqë e respektoj institucionin e presidentit, kushdo që të jetë ai", ka thënë Vukçeviç.
Presidenti serb e ka porositur, mes tjerash, Vukçeviçin, që "të mendohet pak se çfarë është duke rrëmuar nëpër Serbi dhe se nuk duhet të jetë "shërbëtor i Tribunalit të Hagës, e as dora që nënshkruan dekretet që vijnë nga Haga".
Disa media serbe e akuzojnë Vukçeviçin edhe se është i financuar dhe punon për interesat amerikane./KosovaPress/
/Shqiptarja.com