Ia ktheu Gjykata e Lartë, Apeli vendos më 11 qershor për vulën dhe logon e PD-së

Ia ktheu Gjykata e Lartë, Apeli vendos më 11 qershor për vulën dhe logon e PD-së

Gjykata e Apelit në Tiranë ka caktuar 11 qershorin (ora 10:00) si datën kur do të rishqyrtojë çështjen e vulës dhe statutit të Partisë Demokratike që është kthyer në fushë beteje mes grupit të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. 

Realtore është gjyqtarja Alma Ahmeti me pjesëtare të trupës gjykuese Iliba Bezati dhe Elona Toro tw cilwt do të rishqyrtojnë në vijim, betejën e nisur në 2021-shin.

Çështja për vulën e Partisë Demokratike u rikthye në Apel me vendim të Gjykatës së Lartë me 27 dhjetor 2023 duke e detyruar që të jetë kjo gjykatë që do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit apo do ta zhbëjë atë. Në vendim, Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se Apeli nuk ka kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk ka kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe ka interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural.

Përplasja brenda PD-së vijon prej 9 shtatorit 2021, kur Basha la jashtë grupit parlamentar Sali Berishën. Tashmë pritet vendim i Apelit për çështjen e vulës, proces gjyqësor i cili pritet të përcaktojë përfundimisht kujt i përket Partia Demokratike.

 

 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare