Vula Peshkopale e Nikollë Mekajshit, e ruajtur në koleksionin e Shtjefën Gjeçov Kryeziut

Vula Peshkopale e Nikollë Mekajshit, e ruajtur në koleksionin e Shtjefën Gjeçov Kryeziut

Vula Peshkopale dhe Gjeçov Kryeziu

Një imazh i një relikeje të humbur, sillet në përkujtim të 90- vjetorit të vrasjes së Gjeçov Kryeziut nga serbët, më 14 tetor 1929. Në arkivin e Shtjefën Gjeçov Kryeziut ruhej deri në vitin 1945 Vula e Peshkopit Nikoll Mekajshi.

Vulën ia huazoi Shtjefën Gjeçovi për botim Teodor Ipenit, Konsullit Austriak në Shkodër, dhe ai e botoi në monografinë e tij në Vjenë. Nikollë Mekajshi ishte një nga organizuesit dhe zëdhënësit e lëvizjes çlirimtare shqiptare, në krye të së cilës më 1595-n synoi të sulmonte e të çlironte Krujën. Ndoshta me prejardhje nga Mjekësi i Elbasanit, u bë peshkop i krahinës së Stefanisë në Shqipërinë e Mesme. Më 1601-1602 mori pjesë si figurë kryesore në Kuvendin e Dukagjinit. Pas kuvendit të Dukagjinit, vazhdoi të mbante lidhje me oborret europiane dhe dërgoi atje edhe përfaqësues. I ndjekur nga osmanët, u detyrua të tërhiqej në malet e Dukagjinit. Më 1609-n shkoi në Spanjë si ambasador i krerëve shqiptarë. I zhgënjyer nga qëndrimi zvarritës i mbretit spanjoll, u kthye në Romë, ku i paraqiti papës një përkujtesë me fjalë të forta proteste. Nikollë Mekajshi mbeti në mërgim, ku vdiq më 1615.

Mendimi i studiuesve është që kjo vulë mban në qendër, siç shihet dhe në foto, Emblemën (stemën) e familjes mesjetare fisnike shqiptare Mekajshi (në dokumente: Mecaisi). Për këtë shih: Jaho Brahaj – “Emblema Shqiptare”, botuar në Tiranë, në vitin 1997, fq. 82-83. Vula është ndër të vetmet nga Peshkopët shqiptare të shek. XVI-XVII që ruhej origjinale. Me gjithë kërkimet nuk kemi arritur ta zbulojmë.  

Vula Peshkopale e Nikollë Mekajshit

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare