Vulin: Kryetarët e Listës Serbe
do të betohen me ligjet e Kosovës
“Kryetarët e listës Serbe do të bëjnë betimin në bazë të ligjeve përmes së cilave edhe janë zgjedhur. Betimi është neutral ndaj statusit, nuk përmendet Republika e Kosovës, e as ndonjë përcaktim tjetër", ka thënë minisri serb Aleksander Vulin.
“Kryetarët e listës Serbe do të bëjnë betimin në bazë të ligjeve përmes së cilave edhe janë zgjedhur. Betimi është neutral ndaj statusit, nuk përmendet Republika e Kosovës, e as ndonjë përcaktim tjetër. Kjo për ne është krejtësisht e pranueshme. Betimi do të bëhet para zgjedhësve të cilët kanë marrë pjesë në zgjedhjen e kryetarëve të komunave”, ka thënë Aleksander Vulin, Ministri pa Portofol në Qeverinë e Serbisë, raporton B92.
Këto komente, Vulin i bëri pas takimit me kryetarët e zgjedhur të Listës Serbe, të cilët gjithsejtë morën nëntë komuna në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë.
Ai ka thënë gjithashtu se Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë është suksesi më i madh i popullatës serbe dhe formimi i saj, sipas tij, “duhet të ndodhë më së largu deri në fund të janarit apo në fillim të shkurtit”.
“BKS është diçka për të cilën është arritur pajtim dhe është paraparë, dhe është një procesi i cili thjesht nuk mund të ndalet më”, ka shtuar Vulin.
Ministri Vulin ka thënë gjithashtu se kjo Bashkësi nuk do të jetë OJQ, “siç kanë deklaruar disa në Prishtinë”, duke shtuar se BKS do të jetë pikërisht ashtu siç është dakorduar në Bruksel, vendime të cilat, sipas tij, nuk mund t’i ndryshojë as Prishtina e as Beogradi.
VULIN NE GRACANICEMinistri serb pa portofol, i angazhuar për Kosovën, Aleksander Vulin do të qëndrojë sot në Graçanicë. Sipas medieve serbe, Vulin do të takohet me kryetarët e porsazgjedhur të komunave nga Lista ”Sërpska”.
Mbledhja dhe një tribunë e organizuar po sot, ku do të marrin pjesë edhe këta përfaqësues, do të mbahen në Shtëpinë e Kulturës në Graçanicë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4466
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Në këtë 4-vjeçar pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Bograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32