MITROVICE- Ministri i qeverisë serb për Kosovën, Aleksandar Vulin, do të qëndrojë sot në veri të Mitrovicës ku do të vizitojë shkollën e muzikës “Miodrag Vasileviç”. Gjatë vizitës së tij, Vulin do të nënshkruaj kontratën për ndërtimin e një paralele për arsimin e mesëm të kësaj shkolle.
Ndërtimin e kësaj paraleleje do ta financojë komuna e Nishit të Serbisë, ndërsa prezent do të jenë kryetari i kësaj komune, Zoran Perishiç, si dhe kryetari i rajonit të Nishit, Aleksandar Cvetkoviç.
Vulin pritet po ashtu të takohet me strukturat udhëheqëse të kësaj komune, si dhe komunave tjera në veri.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com