Vulin:Serbia s'heq dorë nga Trepça:
'Nuk privatizohet pa na pyetur ne'
Serbia, përmes ministrit të saj për Kosovën, Aleksandar Vulin ka theksuar se ky “kombinat nuk mund të privatizohet pa biseduar me palën serbe, udhëheqjen, punëtorët dhe kreditorët”.
BEOGRAD - Serbia, përmes ministrit të saj për Kosovën, Aleksandar Vulin ka ftuar kreditorët e “Trepçës”, që deri më 3 dhjetor të paraqiten te shteti serb për t’u mbrojtur të drejtat e tyre dhe ka shtuar se ky “kombinat nuk mund të privatizohet pa biseduar me palën serbe, udhëheqjen, punëtorët dhe kreditorët”.
Ai ka përsëritur se Serbia nuk heq dorë nga qëndrimi, se nuk e njeh privatizimin në Kosovë, i cili sipas tij është bërë sipas parimit nacional, njofton Blic.
"Kjo është e papranueshme për ne dhe nuk mund të jetë e pranueshme as për bashkësinë evropiane e as për askënd tjetër, sepse askund në botë privatizimi nuk bëhet në baza nacionale, por ai që e ka krijuar pasurinë duhet të jetë pjesë e ndarjes së saj“.
Serbia, fundja, ka thënë Vulin kërkon që shumë shpejt të fillohet me bisedime për pasurinë për t’i zgjidhur të gjitha çështjet dhe për të kompensuar serbët në Kosovë për privatizimin që është bërë pa pjesëmarrjen e tyre.
"Trepça“ është gjithsesi kombinati më i rëndësishëm ekonomik, duhet të kemi kujdes për të dhe nuk guxojmë të lejojmë që ai edhe më tej të jetë në ristrukturim për shkak të borxheve që ka ndaj ekonomisë serbe”, ka thënë ai.
Ai ka sqaruar se kreditorët mund t’i paraqiten shtetit, Odës Ekonomike dhe grupit punues që është formuar për këtë rast.
Vulin ka njoftuar se është bërë përshkrim vëllimor i regjistrimit të pasurisë në Kosovës në 7.000 faqe dhe këto së shpejti do t’i paraqiten opinionit.
Marrë nga "Koha Ditore"Redaksia Onlin
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 895
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39