TIRANE- Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Nikola Vuljanic shprehet i zhgënjyer me vendimin e ministrave të Jashtëm të BE-së për të shtyrë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë në muajin Qershor 2014. Në një intervistë ekskluzive telefonike dhënë për gazetaren Erjona Rusi , Vuljaniç thotë , se problemi nuk është tek Shqipëria por brenda Bashkimit Europian. Pas këtij konfirmimi nga vetë qeveria shqiptare, Vuljaniç është i pari zyrtar i Brukselit që e pohon një gjë të tillë
Zoti Vuljaniç a u zhgënjyet me vendimin e Këshillit të Ministrave të jashtëm për të shtyrë vendimin për ti dhënë Shqipërisë statusin kandidat në qershor 2014?
Padyshim që jam i zhgënjyer, e kam thënë edhe në rezolutën e Parlamentit Europian që prisja që statusi kandidat të jepet pa asnjë vonesë dhe nuk shoh asnjë arsye për këtë vonesë përveçse qëndrimit të disa parlamenteve të disa vendeve anëtare në BE, veçanërisht të Hollandës. Dhe jam gjithashtu i zhgënjyer sepse nuk mendoj që Europa duhet të shndërrohet në një fortesë ku ose hyn me forcë ose duhet të presësh 25 vjet. Megjithatë mendoj se nuk është tragjedi, janë vetëm 6 muaj. Unë i lexova me kujdes konkluzionet dhe kam vërtet besim që do të merret në qershor të vitit të ardhshëm. Ndaj le të jemi optimist.
Pse mendoni që mininistrat vendosën ta shtyjnë vendimin, duke patur parasysh propozimin pozitiv të Komisionit Europian dhe të Parlamentit Europian. Cfarë mendoni se ndodhi? A nuk ishte kohë e mjaftueshme që qeveria e re të tregonte rezultate bindëse?
Në fakt nuk mendoj aspak që problem është tek Shqipëria, sepse Shqipëria ka bërë gjithçka që mund të bënte në një periudhë të shkurtër kohore. Unë mendoj se problem është tek Bashkimi Europian dhe tek zgjedhjet e ardhshme. Duhet ta kuptoni se atmosfera në disa vende anëtare është thuajse në favor të mbylljes së kufijve dhe kundër një zgjerimi të mëtejshëm. Zgjedhjet janë shumë afër dhe mendoj situate do të jetë krejt ndryshe në korrik. Mendoj se kjo është arsyeja kryesore pasi nuk shoh ndonjë arsye tjetër racionale. Unë mendoj në fakt se është më shumë një lloj shoë off dhe do të zgjidhet në qershor.
Keni thënë një herë se Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e Kroacisë duke dënuar zyrtarë të lartë për të treguar se po lufton korrupsionin e lartë në vend?
Nuk e kam idenë se kush duhet të dënohet. Por ajo është që e rëndësishme është që të kuptohet se korrupsioni është një fenomen i keq dhe kur kjo të kuptohet do të ketë edhe dënime në nivel të lartë. Gazetarët e kanë interpretuar në mënyra të ndryshme duke thënë se kam përmendur edhe ish kryeministrin Berisha, që në fakt nuk e kam përmendur. I takon sistemit gjyqësor të merret me këtë dhe të përcaktojë se kush duhet dënuar. Nëse korrupsioni është kaq i lartë, dikush duhet të mbajë përgjegjësi, por nuk më takon mua ta them se kush. Por i takon sistemit gjyqësor.
Redaksia online
(sg.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com