Vullkani' La Soufriere' shpërthen sërish, hiri arrin mbi 20,000 metra në ajër

Vullkani' La Soufriere' shpërthen sërish, hiri arrin mbi 20,000 metra në ajër

Vullkani La Soufriere ka shpërthyer të premten në mëngjes në ishullin Karaibe të Saint Vicent dhe përsëri pasdite, duke e dërguar hirin mbi 20,000 metra në ajër.

Për shkak të shpërthimeve u evakuuan rreth 16,000 banorë që jetojnë në zonën e kuqe pranë vullkanit. Sipas drejtores së Qendrës së Kërkimit Sizmik të Universitetit West Indies, shpërthimet mund të përsëriten sërish në ditët apo javët në vijim.

Kryeministri Ralph Gonsalves u kërkoi njerëzve të qëndrojnë të qetë, të kenë durim dhe të mbrojnë veten ndërsa theksoi se për fatin e mirë nuk u raportuan vdekje ose lëndime pas shpërthimit në skajin verior të Shën Vincentit.

La Soufriere më parë kishte një shpërthim të fuqishëm në dhjetor.  Për herë të fundit vullkani shpërtheu në 1979 dhe një shpërthim i mëparshëm në 1902 vrau rreth 1,600 njerëz.

Karaibet lindore kanë 19 vullkane aktive përfshirë dy nën ujë afër ishullit të Grenadës. Vullkani më aktiv nga të gjithë është Soufriere Hills në Montserrat. Ai ka shpërthyer vazhdimisht që nga viti 1995, duke shkatërruar kryeqytetin e Plymouth dhe duke vrarë të paktën 19 vetë në 1997.

 

.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja