Prej afërsisht 2 vitesh e gjysmë, shqiptari Arben Çollaku ka qenë vullnetar me kohë të plotë në Francë, në shërbim të njerëzve në nevojë.

Sot ai nuk është më në “krye të detyrës” të cilën e ka bërë me pasion për kaq shumë kohë, pasi autoritete franceze e dëbuan atë të shtunën me destinacion, vendin e tij të origjinës Shqipërinë, për shkak se nuk dispononte dokumentet përkatëse për të qëndruar.  

Çollaku, 56-vjeç ka emigruar në Francë, në mars të viti 2018 dhe menjëherë i është bashkuar një ekipi vullnetarësh.

"Ai vinte çdo ditë për të ngarkuar ose shkarkuar kamionët me pako ushqimore, merrte pjesë në renditjen dhe vendosjen e tyre në rafte”, thotë Bernard Frauciel, keytari i organizatës vullnetare në të cilin ishte pjesë shqiptari.

Kundër dëbimit të tij u zhvilluan protesta të shumta para prefekturës së Montauban, në Tarn-et-Garonne, duke premtuar gjithashtu se do ti gjenin punë. Më 9 shkurt u nis edhe një grevë urie me qëllim mos dëbimin e shqiptarit, si dhe u hap një peticion online por duket se asnjë mënyrë nuk ka funksionuar.

Sipas mediave të huaja, gjatë një bisede telefonike pas të shtunës ku Arbeni ka mbërritur në Shqipëri, ai është pritur nga një i afërmi i tij por është shumë i frikësuar pasi nuk donte që të linte Francën.