Vullnetarizmi, LRI nis konsultimin 
me të rinjtë dhe me shoqërinë civile

Vullnetarizmi, LRI nis konsultimin <br />me të rinjtë dhe me shoqërinë civile
TIRANE -  Lëvizja Rinore për Integrim ka nisur konsultimet publike me organizatat e shoqërisë civile mbi projektligjin për vullnetarizmin të propozuar nga LSI.

Deputetja Kejdi Mehmetaj, një nga nismëtarët e projektligjit, tha se nisma synon të nxisë shoqërinë për të qenë më aktive dhe për të qenë vullnetarë edhe në shërbim të atyre që kanë nevojë.

Ajo siguroi shoqërinë civile se sugjerimet e tyre mbi ligjin do të pasqyrohen gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare, teksa theksoi nevojën për të qenë më të përgjegjshëm për komunitetin. 

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi i pranishëm në këtë takim u shpreh se ishte i lumtur që ky projektligj po mbështetej kaq shumë nga të rinjtë dhe se është e rëndësishme që ky diskutim të përfshijë çdo aspekt të rinisë shqiptare.
 
“Është shumë e nevojshme që ta fusim diskutimin për vullnetarizmin në çdo aspekt të rinisë shqiptare. Duke u përpjekur që së bashku me diskutimin për ligji ne të krijojmë më shumë iniciativa për të rinjtë shqiptarë. Bërja e ligjit nuk do të thotë se e bën rininë shqiptare më shumë vullnetare, bërja e ligjit nuk do të thotë se realisht mundet me ligj që rinia shqiptare të jetë më vullnetare. Por bërja e ligjit tregon një vullnet politik dhe institucional, për të pasur mundësi që ne të kemi një rini aktive. Çfarëdolloj debati të dalë dhe çfarëdolloj këndvështrimi të ketë rinia për këtë projektligj, ne do të jemi të gatshëm për ta futur në axhendë dhe për ta diskutuar atë në parlament”, - tha Klosi.
 
Kryetari i LRI-së, Endrit Braimllari u fokusua tek nevoja për të pasur konsultime më të gjerë me publikun, jo vetëm për projektligjin në fjalë, por edhe për nisma të tjera, për të marrë sa më shumë mesazhe dhe ide të vlefshme veçanërisht nga rinia. 

lri takim

lri takim

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike