VV: Arrihet marrëveshja me
LDK-AAK-Nisma. Haradinaj: Ende jo

VV: Arrihet marrëveshja me<br />LDK-AAK-Nisma. Haradinaj: Ende jo
PRISHTINE- Vetëvendosje përmes zëdhënësit të saj ka deklaruar se ka arritur marrëveshje me bllokun opozitar LDK-AAK-Nisma, duke lënë jashtë Qeverisë PDK-në e Hashim Thaçit.

"Pas shtatë vjetëve, Thaçi qartazi ka rënë në defansivë politike në skenën kosovare. Por tash edhe Serbia duhet të bie në defansivë karshi Kosovës. Pranimi i marrëveshjes me VETËVENDOSJE!-n nga koalicioni LDK-AAK-Nisma e sjell këtë rënie në defansivë të Serbisë. Thaçi me dialogun dhe pazaret e tij me Daçiqin e mundësonte ofensivën e Serbisë. Pamundësimi i Thaçit në pushtet duhet të bëhet edhe pamundësim i Serbisë në shtetin tonë", ka shkruar zëdhënësi i VV-së, Erzen Vraniçi.

Haradinaj: Ende nuk ka marrëveshje me Vetëvendosjen
 
Ramush Hardinaj ka folur pas takimit me minoritetet jo serbe. AI ka thënë që nuk është arritur marrëveshja me lëvizjen Vetëvendosje. Sipas tij shkak për këtë është sjellja e një dokumenti të ri nga Vetëvendosje, me anekse, që e ka kthyer krejt procesin gati në fillim. Haradinaj konfirmoi se do të ketë sot pasdite një takim me udhëheqësit e lëvizjes Vetëvendosje. Sa i përket minoriteteve jo-serbe, tha se me to kanë përafrime në qëndrime.

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw