VV mesazh kancelares Merkel:
Nuk bisedojmë në këto kushte

VV mesazh kancelares Merkel:<br />Nuk bisedojmë në këto kushte
Lëvizja Vetëvendosje i është përgjigjur zyrtarit të lartë gjerman, këshilltarit të kancelares Angela Merkel, i cili gjatë vizitës në Kosovë dhe kërkoi që dialogu me Serbinë të vazhdohet.
 
Sipas Glauk Konjufcës, kjo lëvizje nuk i mbështet këto bisedime, që sipas tij janë  të pabarabarta dhe në dialog bisedohet vetëm për çështjet e brendshme të Kosovës.
 
“VV nuk është kundër dialogut në parim, por dialogut me Serbinë duhet t`i vendoset kushte. Nuk mund të bisedohet me Serbinë që ka kushtetutën me Kosovën si pjesë e saj, me Serbinë së nuk e njeh Kosovën dhe financon strukturat paralele. Qeveria e ardhshme, nëse ne do të mbështesim, do të thotë se ne jemi kundër një dialogu të pabarabartë. A do ta përkrahim nga jashtë apo nga brenda qeverinë, do të varet nga pjesa e tretë e negociatave” tha Konjfuca.

Një nga tre kushtet që Lëvizja Vetëvendosje për koalicionin opozitar, është ndalimi i bisedimeve me Serbinë. Ndërkohë nga Brukseli për Kosovën kanë ardhur mesazhe të qarta se çdo qeveri e dalë pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit duhet të vazhdojë bisedimet me Serbinë, në të kundërt do të izolohet.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma