VV: Nuk kemi ndërmend të 
votojmë Mustafën, pa marrëveshje 

VV: Nuk kemi ndërmend të <br />votojmë Mustafën, pa marrëveshje 
Zyrtarë të Vetëvendosjes, të cilët abstenuan në zgjedhjen e kryearlamentarit Isa Mustafa në seancën konstituive më 17 korrik, shprehen se nuk do të ndryshojnë qëndrim nëse ky i fundit propozohet sërish për votim. 

Këshilltari për mediat i VV, Erzen Vraniqi dhe deputeti, Visar Ymeri thonë se do të mbajnë të njëjtin qëndrim për aq kohë sa nuk është arritur një marrëveshje me bllokun opozitar. 

“Do të veprojmë njëlloj siç vepruam në seancën konstituive të Kuvendit, më 17 korrik, nëse paraprakisht nuk kemi bërë një marrëveshje me LDK-AAK-Nisma”, ka thënë Vraniqi për mediat kosovare. 

Edhe deputeti i VV, Ymeri shton se nëse nuk ka marrëveshje politike me koalicionin, nuk do të votohet as qeveria. Sipas tij, Vetëvendosje preferon të mbetet në opozitë pasi me parimet e përcaktuara nga koalicioni opozitar, qeverisja e re do të vijonte punën pa asnjë ndryshim nga ajo e kaluar. 

“Të mërkurën kemi arritur një dakordësim, ndërsa të nesërmen kur është dashur të nënshkruhej kontrata, ata kanë hequr dorë duke e kthyer diskutimin në pikën fillestare”, deklaron Ymeri, duke shtuar se treguar se të gjtiha propozimet e tyre kanë rrjedhur nga dakordësimet mes tyre gjatë takimeve të vazhdueshsme. Sipas tij, ka qenë vetë kreu i AAK-së, i nominuari për kryeministrë që ka propozuar që çështja e dialogut, të drejtohet nga Vetëvendosja. 

Një ditë më parë Gjykata Kushtetuese pezulloi vendimin që e shpall kreun e LD-së, Isa Mustafën Kryetar Kuvendi, vendim i cili duket se është pranuar nga opozita dhe vetë Mustafa, i cili pezulloi të gjitha aktivitetet në cilësinë e kryeparlamentarit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato