Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë goditur sërish me vezë ndaj kabinetit qeveritar, e këtë herë ishte radha e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëkohësisht zëdhënës i Qeverisë, Arban Abrashin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 para ndërtesës së të Qeverisë së Kosovës, raportojnë mediat kosovare. 

Lëvizja Vetëvendosja ka njoftuar se Abrashi, sikurse edhe kabineti qeveritar, është përgjegjës për situatën nëpër të cilën po kalon Kosova.

“Qeveria, zëdhënës i së cilës është Abrashi, e ka shkelur Kushtetutën, vetëm e vetëm që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë. Qeveria e Kosovës nuk ka as legalitet as legjitimitet të udhëheq me vendin. Institucionet nuk do të funksionojnë normalisht, deri në realizimin e kërkesave të qytetarëve të Kosovës. Po ashtu, as eksponentët e këtij pushteti kriminal, nuk do t’i lëmë rehat, derisa të anulohen marrëveshjet dhe derisa të shpallen zgjedhjet e reja”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)