Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se çështjen e 392 pakove me fletëvotime nga diaspora që kanë arritur në adresë të KQZ-së, më 12 nëntor, e ka dërguar në Gjykatën Supreme. Ata po kërkojnë nga Supremja që të urdhërojë numërimin e këtyre fletëvotimeve
Përmes një postimi në Facebook, në këtë parti deklarojnë se çdo votë e ardhur në adresë të KQZ-së dhe e nisur nga votues të regjistruar dhe brenda afatit, duhet të numërohet dhe të përfshihet në rezultatin përfundimtar.
“Presim, që Gjykata Supreme të rikonfirmojë edhe njëherë këtë të drejtë dhe të urdhërojë numërimin e tyre pa humbur kohë”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, fajin për vonesa në certifikimin e rezultateve po ia lënë PZAP-it.
“Shumë shpesh disa palë të përfshira në proces kanë pretenduar se ankesat po e vonojnë certifikimin. Ju kujtojmë se faktori kryesor që ka shkaktuar këtë stërzgjatje të kalendarit të aktiviteteve të KQZ-së është Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ka një numër të konsiderueshëm të vendimeve arbitrare të këtij institucioni, të rinumërimeve, ndërhyrjes në rezultat”, thuhet në postim.
Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dje ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për të numëruar 392 pakot me fletëvotime të ardhura me postë nga diaspora, e të cilat kanë arritur në KQZ, më 12 nëntor.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 895
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Avullojnë' 14 parti, vetëm 11 subjekte me kandidatë! Të vegjlit i ‘mbledh’ Tirana, listat e mbyllura me emra 'fiktivë'
13 Mars, 15:53
-
Kriza në Koalicionin Opozitar: Aleanca Arbnore largohet nga ‘Madhështorja’ e Berishës
13 Mars, 15:44
-
Demush Shasha: Koha për ndryshim kursi
13 Mars, 15:18
-
Mirel Josa largohet nga Vëllaznimi, gjen akordin me klubin e Superligës
13 Mars, 14:20
-
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"
13 Mars, 12:56
-
Eduard Zaloshnja: Regjistrimi i emigrantëve në KQZ, Berati e Dibra më mirë, Vlora e Kukësi më keq
13 Mars, 12:29
-
Zgjedhjet/ Përfundon afati, 11 subjekte dorëzojnë listat me nga 186 emra! PS 6 minuta me vonesë, PD ‘vrapon’ në momentin e fundit
13 Mars, 00:04
-
Zgjedhjet/ PSD dorëzon LISTËN në KQZ me emrat e kandidatëve për deputetë, Tom Doshi i pari në Shkodër! Kërkon rikthimin në Parlament pas 4 vitesh mungesë
12 Mars, 23:42
-
Basha dorëzon listat, të gjithë në ‘betejë’ të hapur! Merr edhe ish-gardistin e 21 Janarit, 2 deputetë aktualë e ‘kaubojsin’! Emra 'fiktivë' në listën e mbyllur
12 Mars, 22:38
-
Kryetarët në garë për deputet! Ligji e lejon, më 11 maj mund të votohet edhe për Kuvendin e ri edhe për 3 bashkitë
12 Mars, 20:00
-
Zgjedhjet/ Tom Doshi do jetë kandidat për deputet në qarkun e Shkodrës, PSD bëhet gati të dorëzojë listën në KQZ
12 Mars, 18:21
-
Zgjedhjet/ Skema e të vegjëlve ndaj PD-PS, lista të mbyllura ‘fake’ për të kandiduar në të hapurat! ‘Formula e artë’ e Shehi-Alibeaj, Lapaj-Shabani dhe Bashës
12 Mars, 16:18