Një nga të arrestuarit në megaoperacionin "Brezi i Gjelbër" që shkatërroi një grup kriminal të trafikut të drogës nga Saranda në Greqi, është Malo Malaj nga Tepelena, por me banim në Tiranë.
Ai është vëllai i Gjolek Malajt.Në Tepelenë, në prill të 1997-ës pati protesta dhe rebelim të armatosur kundër shtetit dhe pushtetit absolut të Sali Berishës, në atë kohë President. Rebelimi nisi pas falimentimit te firmave piramidale, te lejuara nga Berisha dhe humbjes se parave te mijerave shqiptareve ne to.
Bashkim Gazidede i SHIK u gradua me dekret të posaçëm, si komandant i përgjithshëm i shtypjes së rebelimit popullor. Sali Berisha nisi drejt Sarandës 220 nxënës të shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej”, me mision të plotë ushtarak kundër revoltës në Tepelenë. Gjolekë Malaj ishte një nga komandantët e këtij rebelimi popullor. Operacioni i quajtur "Ora e fundit" u dekonspirua dhe dështoi ku rebeluesit kapën rob 75 “Skënderbegas”, dhe i mbajtën peng 12 ditë.
Të lidhur me litar dhe pranga në duar ata qëndronin në qendër të Memaliajt. Dhanë dëshmi para popullit ku ndër të tjera thanë se ishin paguar 50 mije lekë për çdo ditë "lufte". Më tej u “burgosen” në bodrumet e rajonit të policisë së Memaliajt. Të nesërmen, ata u hipën në kamionë “IFA” dhe u çuan në qytetin e Tepelenës, për të bërë të njëjtat dëshmi. E kështu me rradhë, sipas mediave te kohes, ata u çuan në Këlcyrë, Përmet, Gjirokastër, Delvinë e Sarandë, duke dëshmuar përpara banorëve, se kush dhe përse i kishte dërguar.
Më pas, me një vendim të katër komiteteve të rebelimit të jugut, ata u lanë të lirë, duke i përcjell të prangosur e të lidhur me litar, deri në dalje të qytetit të Fierit. Shtypja e qeverise Berisha si pergjigje ndaj rebelimit per skandalin e firmave piramidale, pati nje bilanc tragjik ne popullsi me mbi 2700 te vrare. Gjoleke Malaj, si shume te tjere "komandante" te komiteteve antiberishe, u konsideruantradhetare nga qeveria, por heronj nga ajo pjese e popullsise qe qeveria donte te shtypte.
Sot, siç Shqiptarja.com mëson, Gjolek Malaj njihet si biznesmen i hekurit që importohet në Shqipëri, pa asnje llogari te hapur me drejtesine.