VËZHGIMI i Report Tv: Të dielën GJITHÇKA mbyllur...Qytetarët dynden tregjeve të fruta-perimeve pa respektuar distancën

VËZHGIMI i Report Tv: Të dielën GJITHÇKA mbyllur...Qytetarët dynden tregjeve të fruta-perimeve pa respektuar distancën

Nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 13:00 të drekës është orari i lejuar për të dalë nga shtëpia dhe për të bërë pazaret. Por nisur nga fakti që të dielën do të jetë gjithçka mbyllur, përfshi supermarketet edhe farmacitë, qytetarët kanë dalë më masivisht nga banesat për të bërë edhe më shumë blerje për ditën e fundit të javës. 

Situata më problematike vijon të shfaqet në tregje të fruta perimeve, aty ky qytetarët nuk respektojnë asnjë distancë sigurie që frenon përhapjen e COVID-19. Qyteti më problematik nga një vëzhgim i bërë nga Report Tv, paraqitet Shkodra, por pa respektuar rregullat qytetarët ishin edhe në Elbasan, Fier e Kukës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:03
Në Shkodër si ditë e zakonshme, qytetarët mbushin plot tregjet dhe nuk respektojnë distancën

Shtetrrethimi i fundjavës ka bërë që qytetarët e Shkodrës të mbushin sot rrugët e qytetit për të bërë pazar, duke qenë se lëvizja do të lejohet vetëm të hënën dhe atëherë me mesazhe. Kjo ka bërë që tregjet të mbushen plot dhe të këtë një lëvizje të pakontrrolluar, me qytetarë të cilët nuk resptojnë masat mbrojtëse. Nga pamjet duket se qytetarët në Shkodër e kanë marrë ditën e sotme si të ishte e zakontë. Situata duket e ngjashme me Elbasanin dhe Fierin, aty ku nuk mungonin rradhët e gjata, me qytetarë që nuk respektojnë masat mbrojtëse.

 

Ora 12:53
Izolimi shkakton radhë në markatën e Elbasanit, disa qytetarë dalin rrugëve për xhiro

Qytetaret e Elbasanit kanë dalë ditën e sotme për të bërë pazaret e tyre pasi dita e nesërme dhe e diela do jetë e gjitha në karantin.

Problem është tregu i fruta perimeve (markata), e cila siç duket nga pamjet qytetarët nuk respektojnë distancën që duhet të mbajnë nga njeri-tjetri dhe është dashur ndërhyrja e policisë bashkiake që të mbajnë distancë nga njeri-tjetri.

Radhë ka dhe në furrat e bukës, ndërsa në supermareke qytetarët futen një nga një pasi në momentin që futen duhet të dizinfektojnë duart.

Sakaq disa qytetarë të tjerë kane zgjedhur të bëjnë xhiron e tyre duke shijuar motin me diell.

Ora 12:43
Izolimi i së shtunës e së dielës, qytetarët e Fierit dhe Kukësit dynden në radhë. Nuk respektojnë masat mbrojtëse

Në qytetin e Fierit ditën e sotme ka patur shumë lëvizje, kryesisht të automjeteve, të cilët janë përdorur nga qytetarët për të bërë furnizimet duke patur parasysh se e shtunë pasdite duke filluar nga ora 13:00 dhe deri të hënën në orën 05:00, gjithçka do të jetë e mbyllur. Si rrjedhojë radhët në dyqane apo subjekte të tjera që ofronin shërbime nuk kanë munguar. Madje as rastet kur qytetarët nuk respektonin masat e sigurisë.

Sakaq pak a shumë e njëjta situata ka qenë edhe në Kukës ku qytetarët janë dyndur drejt marketeve, tregjeve, farmacive, për të bërë blerjet. Vihet re se shumë qytetarë nuk e respektojnë masë e sigurisë dhe kanë qenë të papajisur me maska dhe doreza.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berat Çelepias: 28/03/2020 14:26

    E mjera Shqiperi, deri dje “republike banane” tani “estrada e Ballshit”. Njerezit duhet te rrine brenda ndersa tregjet hapur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë