SHBA - Pas katër orë bisedimesh në Departamentin Amerikan të Shtetit, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se rezultatet e bisedimeve në Uashington midis SHBA-së dhe zyrtarëve të lartë ruse ishin shumë pozitive, duke shtuar se "ne duhet të mblidhemi sa më shpejt të jetë e mundur", në Gjenevë për të diskutuar situatën në Siri.

Takimi mes Lavrovi-t , ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry dhe Sekretarit të Mbrojtjes Chuck Hagel u zhvillua pas disa ditëve të tensioneve mbi vendimin e Moskës për t'i dhënë azil spiunit të CIA-s Edward Snowdenit.

Kerry tha se të dy vendet duhet të gjejnë mënyra për të punuar pavarsisht mospajtimeve të tyre mbi mosmarrëveshjet bërthamore me Iranin dhe Korenë e Veriut dhe luftën dy-vjeçare civile në Siri.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)