Washington, Obama kundër Joe Biden për presidencialet e vitit 2020

Washington, Obama kundër Joe Biden për presidencialet e vitit 2020

Që nga fillimi i fushatës elektorale, Joe Biden është përpjekur të ngjasojë më shumë se kurrë figurën e tij me atë të Barack Obama, me të cilin ka ndarë tetë vjet në Shtëpinë e Bardhë. Por tani është pikërisht nga ish-presidenti Obama që adreson në drejtim të tij një këshillë e cila mund të lëkundë kandidaturën e Biden për vitin 2020.

Sipas New York Times, Obama po bën gjithçka për të bindur Biden që të mos jetë pjesë e fushës për zgjedhjet presidenciale.

Sipas presigjozes, janë të paktën gjashtë takimet mes të dyve, gjatë të cilave Obama I ka shprehur Biden rezervat e tij, duke nisur nga mosha e Joe, i cili është 76 vjeç dhe deri te qasja e modës së vjetër "jashtë realitetit" në lidhje me klimën aktuale politike dhe sociale.

Sipas hulumtimeve të New York Times, Obama mund të ketë patur këtë reagim nisur nga disa “gafa” të Biden si psh kur si tha se fëmijët e varfër janë po aq të zgjuar sa fëmijët e bardhë, duke reflektuar një mentalitet jo saktësisht në përputhje me gjeneratat e reja dhe duke u akuzuar si racist.

Pavarësisht këshillave të ish presidentit, Joe Biden, sipas disa burimeve të cituara nga New York Times, ka rezistuar duke qënë i bindur se mund ta mposhte Donald Trumpin në vitin 2020 dhe se për asgjë në botë ai do të kishte dashur të humbasë këtë mundësi.

Nga ana e tij, Obama nuk beson në shanset e Bidenit për të fituar dhe duket se ka frikë për fatin e trashëgimisë së tij nëse Trump do të rizgjidhej.

Ndërkohë, sondazhet e fundit i japin Biden epërsi midis kandidatëve demokratë por ai është në rënie krahasuar me senatorët Elizabeth Warren, Kamala Harris dhe senatorin Bernie Sanders.

 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?