Washington Post dhe Guardian ndajnë
"përgjysëm", çmimin "Pulitzer"

“Washington Post” dhe "The Guardian" kanë ndarë sot ndërmjet tyre çmimin Pulitzer, për gazetari në shërbim të publikut për një seri ngjarjesh të publikuara mbi spiunazhin elektronik të Shteteve të Bashkuara.

Historitë bazoheshin te dokumentet e nxjerra prej ish-kontraktorit të Agjencisë për Sigurinë Kombëtare, Edward Snowden.

Ndërmjet fituesve të tjerë të këtij çmimi prestigjioz për gazetarinë amerikane ka qenë edhe stafi i “Boston Globe”, për raportimin e lajmeve “flash” nga bota.

Me këtë çmim janë vlerësuar edhe dy kryeredaktorët e agjencisë së lajmeve “Reuters”, për raportimin e ngjarjeve ndërkombëtare.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im