Washington Post:Hetohet Trump 
pengoi drejtësinë mbi Russiagate

Washington Post:Hetohet Trump <br />pengoi drejtësinë mbi Russiagate
Makthi "Russiagate" është më afër se kurrë pranë presidentit të SHBA Donald Trump.

Prokurori special Robert Mueller nis hetimet për Presidentin e SHBA, Donald Trump, për pengimin e drejtësisë në lidhje me hetimet që po zhvillohen për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Pak orë pas aktivitetit në Uskonsi për mbledhje fondesh, ku mori pjesë edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili shkrepi edhe një foto me Donald Trump dhe në ditën e lindjes duket se Presidenti i SHBA ka marrë një dhuratë të pakëndshme.

Është ky lajmi shokues që publikon e përditshmja Washington Post pikërisht në ditën kur manjati festonte ditëlindjen.

"Prokurori special Robert Mueller i cili është i ngarkuar për të hetuar rolin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016 do të marrë në pyetje të tjerë drejtues të inteligjencës për të kuptuar nëse Donald Trump është përpjekur të pengojë drejtësinë” shkruan e përditshmja prestigjioze. Prokurori po heton mbi Trump për të konstatuar nëse presidenti është përgjegjës apo jo për nje krim i cili sipas ligji amerikan kapitulli 18 seksioni 1503 konsiderohet shkelje e cila parashikon ndëshkim edhe për kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Sipas burimeve të gazetës kreu i inteligjencës kombëtare Daniel Coats, drejtori i NSA Mike Rogers dhe ish zv/vendësi i tij Richard Ledgt kanë rënë dakord të merren në pyetje në ditët në vijim.

Këta tre figura do të dëshmojnë por ende nuk është e qartë nëse do të rrëfejnë tërësisht bisedat e tyre me manjatin apo nëse Trump do të përdor pushtetin e tij për të mbajtur sekrete.

Hipotezat se Trump ka penguar drejtësinë u përforcuan vetëm pak kohë pas shkarkimit nga deryra të shefit të FBI-së James Comey i cili hetonte Russigate.

Por hipoteza të tilla janë përforcuar vetëm pas dëshmisë së ish numrit një të FBI i cili akuzoi manjatin se i ka bërë presion për të pushuar hetimet mbi ish-këshilltarin e Sigurisë Michael Flynn u shkarkua nga detyra për shkak të lidhjes me zyrtarët rus.

Por presidenti e përgënjështroi duke thënë se Comey është një gënjështar.

Po të përditshmet raportojnë se Trump pak ditë më parë i ka telefonuar dy drejtuesve që do të merren në pyetje duke i kërkuar që të mohojnë publikisht ekzistencën e provave që mund të lidhin zyrtarët e fushatës së tij me Moskën. 

Vetë këta drejtues në dëgjesën para Senatit kanë mohuar faktin se Trump u ka ushtruar presion.

Por a do të kenë të njëjtën përgjigje përpara prokurorit Special Mueller?

Avokati Trump: Rrjedhje informacioni, skandaloze
Pas një lajmi të tillë skup që e vendos Trump në qendër të hetimeve ka reaguar edhe avokati i manjatit duke u shprehur se "një rrjedhje e tillë informacioni nga FBI që prek presidentin është skandaloze, dhe e paligjshme"

Sërish Watergate?

Një ceshtje e tillë të rikthen në mendje rastin Watergate, ku presidenti Nikson u detyrua të dorëhiqet për pengim të drejtësisë dhe të së vërtetës.


Redaksia Online
l.q/e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm