Washington Post: Ish ministri rus
nuk u vetëvra, por është vrarë 

Washington Post: Ish ministri rus<br />nuk u vetëvra, por është vrarë 
Ish ministri i Rusisë, Mikhail Lesin, i cili u gjet i pa jetë në një dhomë hoteli në kryeqytetin amerikan Washington, nëntorin e vitit të shkuar, mund të jetë vrarë. 

Fillimisht, u hodhën hipoteza se biznesmeni rus u vetëvra apo se pësoi atak-kardiak, por prestigjiozja Washington Post raporton sot se veretësia e këtyre hipotezave, mbete e dyshimte. Washington Post ka publikuar edhe raportin-mjekoligjor të vdekjes së presidentit të “Gazprom-Media”, që është konfirmuar edhe nga policia e kryeqytetit amerikan.

Sipas raportit, rezulton se Lesin është goditur në disa pjesë të trupit.

Mikhail Lesin është ish presidenti i “Gazprom-Media” dhe një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin.
Lesin, i cili ka qenë ministër i informacionit në Rusi nga viti 1999 deri në vitin 2004, u gjet pa ndjenja në dyshemenë e një dhome në hotelin “Doyle”, 5 nëntorin e vitit të shkuar në Washington. Ai vdiq para se të mbërrinte ambulanca. Familjarët, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, folën për një infarkt, por hetimi, tani zbulon një tjetër skenar.

Yury Melnik, zëdhënës i ambasadës ruse në SHBA, tha se ka kërkuar informacione për hetimin. “Shpresoj që dikush të më japë shpjegime për dokumentin e publikuar sot në media”, deklaroi ai.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut