Washington Post: Moska marrëveshje me Teheranin për prodhimin e dronëve

Washington Post: Moska marrëveshje me Teheranin për prodhimin e dronëve

1668697924_putin.PNG

Moska thuhet se ka arritur një marrëveshje me Teheranin për të filluar prodhimin e qindra dronëve të armatosur në territorin rus. Ky lajm është raportuar nga media Ëashington Post, e cila citon materiale të inteligjencës dhe burime në agjencitë perëndimore të sigurisë. Zyrtarët rusë dhe iranianë, sipas gazetës amerikane, finalizuan marrëveshjen gjatë një takimi në Iran në fillim të këtij muaji dhe tani të dy vendet po përpiqen që të fillojnë prodhimit e dronëve brenda muajve, thanë tre zyrtarë të njohur me çështjen.

Marrëveshja, nëse zbatohet plotësisht, do të përfaqësonte një thellim të mëtejshëm të aleancës ruso-iraniane që tashmë ka ofruar mbështetje për fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë, thanë zyrtarët e intervistuar. Republika Islamike gjithmonë ka mohuar furnizimin e Rusisë me drone për përdorim në Ukrainë.

Rusia mund të rrisë ndjeshëm rezervat e saj të dronëve iranianë. Detajet e marrëveshjes Iran-Rusi u finalizuan në një takim në fillim të nëntorit që përfshinte një ekip negociatorësh nga industria ruse e mbrojtjes më 9 nëntor.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sunak vizitë surprizë në Kiev, ndihmë 60 mln dollarë ndihmë! Washington Post: Moska marrëveshje me Teheranin për prodhimin e dronëve


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë