Vladimir Putin i ka vendosur një kusht Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Presidenti rus kërkon që Kievi të heqë dorë nga kontrolli i plotë i Donetskut, një rajon strategjikisht i rëndësishëm në lindje të vendit. Kështu raporton Washington Post, duke cituar dy zyrtarë të lartë amerikanë.
Dy liderët zhvilluan një telefonatë para se Trump të priste Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë. Interesi i Putinit për Donetskun në telefonatën e tij të fundit me Trump zbulon mungesën e gatishmërisë së tij për t'u tërhequr nga kërkesat e së kaluarës, pavarësisht optimizmit të presidentit amerikan.
Të premten, Zelensky i ofroi Trumpit një ‘marrëveshje’ për t’i dhënë SHBA mijëra dronë ukrainas në këmbim të raketave Tomahawk, me të cilat Kievi synon të shënjestrojë thellë në Rusi. Por, Trump thotë se dhënia e këtyre raketave do të thoshte përshkallëzim të situatës në Ukrainë.
Ai u shpreh i bindur se lufta do të përfundojë së shpejti, por tha se këtë duhet ta bëjnë pa përdorur raketat Tomahawk. Nga ana tjetër, ai pritet të takohet me Putin në Budapest të Hungarisë.
Lajm në përditësim…
Komente











