Washingtoni nuk ndalet:Gati të
ndërmarrim sanksione ndaj Assad

Washingtoni nuk ndalet:Gati të<br />ndërmarrim sanksione ndaj Assad
Një ditë pas sulmit me 59 raketa, SHBA janë të vendosura të ushtrojnë presion mbi shtetin sirian.

Washingtoni po përgatitet të ndërmarrë një sërë sanksionesh kundër regjimit të Bashar al Assad.

Ndërsa diplomacia amerikane shprehet e gatshme se sulmet duhet të vijojnë gjithmonë nëse do të jetë e nevojshme.

Mediat raportojnë se ishte pikërisht sulmi me armë kimike mbi provincën Idlib  që e detyroi presidentin e SHBA Trump që ta kthente çështjen e Sirisë në kryefjalë të politikës së tij.

Pamjet drithëruese të fëmijëve që vuanin nga sulmi kimik ishte një nga arsyet që vetë Trump përmendi si një nga arsyet kryesore që ndërmori sulmin në Siri.

Ngjarjet e fundit kanë rritur tensionet me Rusinë, mbështetësin kryesor të Assad e cila e konsideroi sulmin prekje të një shteti Sovran dhe që do të ndikojë në marrëdhëniet Washington-Moskë.

Aksioni i kreut të Shtëpisë së Bardhë mbi Sirinë që në orët e para mori mbështetjen e shumë shteteve por media si New York Times dhe senatori republikan McCain kanë ngritur pikëpyetje nëse veprimi i Trump ishte i drejtë dhe çfarë pasojash do të sjellë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane