Waverider, dështon testi i SHBA
fluturoi vetëm 16 sekonda

Waverider, dështon testi i SHBA <br />fluturoi vetëm 16 sekonda
SHBA - Ushtria amerikane ka dështuar në testin e radhës për avionin pa pilot që parashikohet të udhëtonte me një shpejtësi 6 herë më të madhe se ajo e zërit. Pentagoni njoftoi se avioni përfundoi në një lëvizje spirale dhe doli jashtë kontrollit.

Projekti eksperimental WaveRider u lëshua nga krahu i një bombarduesi B-52 në një lartësi prej rreth 15.000 metra. Ndërsa parashikohej që të fluturonte për 300 sekonda duke arritur shpejtësinë supersonike në fakt avioni fluturoi vetëm 16 sekonda.

Zyrtarët e forcave ajrore amerikane thanë se problemi ishte pikërisht defekti në sistemin e shtytjes për të cilën u përdor një raketë speciale dhe një motor avioni në formë rakete për të rritur shpejtësinë. Vonesa prej 15 sekondash e shkëputjes së avionit nga pjesa shtytëse çoi në humbjen e kontrollit në trajektore. Forcat ajrore amerikane kanë në total katër avionë të tillë X-51 WaveRiders dhe kanë testuar vetëm tre.

Zyrtarët shprehen optimistë se do të arrihet përmbyllja me sukses e këtij projekti pilot por ende nuk ka një datë për testin e ardhshëm.

(dm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra