Webhelp përforcon prezencën në Shqipëri duke hapur një degë të re në Tiranë

Webhelp përforcon prezencën në Shqipëri duke hapur një degë të re në Tiranë

Foto nga inagurimi

Webhelp, kompania ndërkombëtare lider në ofrimin e shërbimeve ndaj biznesit dhe eksperiencës së klientit, njofton zgjerimin e aktivitetit të saj në Tiranë, Shqipëri në vijim të rritjes strategjike në vend. Zyrat e reja janë të vendosura në ambientet e Stadiumit Air Albania, vend në të cilin u vendosën zyrat e para rreth një vit me parë. Këto ambiente janë gati të mirëpresin rreth 200 punonjës të rinj në muajt në vazhdim. 

Inaugurimi zyrtar u zhvillua në 20 Shtator në prezencën e Ministres së Shtetit për Rininë, Bora Muzhaqi, Ambasadorit Italian, Z. Fabrizio Bucci si dhe Gerta Bilali, drejtuese e Confindustria Albania, të cilët zhvilluan dhe një vizitë në degë. 

Andrea Coli, Drejtori i Pergjithshem Ekzekutiv i Webhelp Albania, tha:” Hapja e zyrave të reja në Tiranë vjen si rezultat i rritjes së fortë të reaziluar vitin e fundit si lokalisht ashtu dhe globalisht, nga një skuadër e cila arriti të sjellë në jetë kulturën tonë korporative me njerëzit në fokus. Tirana është një qytet tërheqes për bizneset shumëgjuheshe dhe ne jemi gati të promovojme punësimin dhe rritjen tonë këtu ashtu sikurse në të gjithë vendin.”

Webhelp Albania, që në hapjen e saj në 2021, ka ofruar shërbime të eksperiencës së klientit në B2C dhe B2B në më shumë se 5 gjuhë, duke punuar me klientë nga sektore të ndryshem, nga produktet e bukurisë, tek ato high-tech, ashtu sikurse në retail dhe shërbime financiare. 

Webhelp planifikon të përdorë 20 vitet e saj të ekaperiencës, përvojën e saj dinamike dhe mënyrën globale të të punuarit për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të Tiranes dhe në suksesin e industrisë së ekperiences së klientit në Shqipëri. Të drejtuar nga një vizion i të bërit biznes në mënyre njerëzore dhe një kulturë unike dhe të qëndrueshme bazuar në komunitetin e mbi 100,000 punonjësish të apasionuar, Webhelp kërkon të ketë impakt duke ndihmuar klientët në një forme që sjell vlerë të vertëtë. 

E bëjmë biznesin më njerëzor për brandet më të njohura botërore 

Ne jetojmë në një kohë të ndërlidhjes shumë të shpejtë dhe Inteligjencës Artificiale. Sot, eksperienca njërezore ka akoma më shumë fuqi të vendosë bizneset në qendër të zemrës dhe mendjes së klientit. Webhelp është i angazhuar për ta bërë biznesin më njerëzor.  Është falë ketij angazhimi që Webhelp pasuron eksperiencën e klientit dhe gjen zgjidhje biznesi që krijojnë vlerë për brandet mëtë njohura globale. Webhelp është një partner ne një game të gjerë shërbimesh duke përfshirë zgjidhje në eksperiencën e klientit, moderimit të social media deri në shërbime pagesash.

Qindra brande në të gjithë botën kanë vendosur besimin e tyre tek Webhelp për hir të punonjësve qe ajo ka, kulturës së punës dhe ideve dhe teknologjisë mbi të cilën punojnë. Webhelp, beson qe inteligjenca emocionale krijon një impakt afatgjatë dhe aftësia e saj për të lidhur anën njerëzore me teknologjine e duhur bën diferencën për klientët e saj. Duke zgjedhur Webhelp, ata kanë akses në pasionin dhe eksperiencën e mbi 100,000 punonjësish nga më shumë se 150 vende në mbi 50 shtëtë. Secili nga ata është i përkushtuar për të sjelle çdo ditë në punë inteligjencën e tyre, empatinë dhe përvojën e tyre.

Webhelp investon në njerëzit dhe mjedisin ku punon, sepse është e bindur qe kur njerëzit kane sukses kjo ka një impakt të madh tek ata, klientët e tyre dhe biznesin e partnerëve. Webhelp beson që kur një biznes është njerëzor, kjo sjell një eksperiencë më të mirë për klientët dhe një përfitueshmëri më të mirë. Webhelp është lider Europian në këtë industri, me një të ardhur vjetore prej më shumë se €1,6 miliardë në 2020, dhe ka synim të arrijë një pozicion lider globalisht. Webhelp aktualisht zotërohet nga menaxhmenti i saj dhe GBL, një kompani investimi globale, nga Nëntori 2019.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja