Duket se gjatë kësaj kohe Kanye nuk ka mbetur duarbosh pasi një modele kanadiane ka deklaruar se ka kryer marëdhënie me të.
Sipas 24 vjeçares Leyla Ghobadi reperi e ka tradhëtuar Kim tanimë që është shtatzënë.
Më tej ajo ka thënë për revistën “Star” se ka qenë thjesht seks dhe jo diçka më serioze.
Flirti mes tyre ka nisur që në korrik të 2012 dhe ka vazhduar edhe pasi Kim bëri të ditur që priste një fëmijë nga reperi.
E pyetur se përse ka bërë të ditur diçka të tillë modelja thotë:-“ kjo do ta shkatërrote familjen Kardashian.
Është e keqe. Por nëse unë do të isha Kim dhe do të prisja një fëmijë nga West, do të doja ta dija”.
Ajo gjithashtu ka thënë se Kanye e ka kontaktuar atë gjatë fundjavës për tu takuar.
(b.t/shqiptarja.com)