"Western Promises", është ekspozita e parë personale e dyshes së famshme të skulptorëve italianë Emiliano Perinodhe Luca Vele.
Sipas postimit të COD, "Center For Openness and Dialogue", në ekspozitë do të ketë art, imagjinatë dhe teknikë kuruar nga Gaetano Centrone dhe Genti Gjikola. Skulptura që 'prodhojnë' tensionet e shoqërisë.
"Një ekspozitë fantastike ku 'strehohen' konfliktet, ëndrrat e mëdha të luksit dhe mirëqenies së botës perëndimore, premtime të rreme dhe të pamenduara.", shkruhet ne postim.
Ekspozita e skulptorëve do të qëndrojë e hapur nga 19 shtatori - 31 tetor 2019, çdo ditë të javës nga e hëna deri të premten, nga ora 09:30-14:00/ 17:30-20:30 dhe çdo të shtunë, nga ora 17:30-20:30.