BERLIN - Gjermania ka vendosur t’i bashkohet apelit të një dokumenti të firmosur dje në takimin e G20 nga 11 vende për një reaksion ndërkombëtar “të fortë” pas sulmit me armë kimike të regjimit të Assad. E ka bërë tëditur lajmin ministri i Jashtëm, Guido Westerwelle.

Berlini nuk e kishte firmosur dokumentin. “Pasi pamë këtë pozicion të shkëlqyer dhe mjaft të mençur të BE, kancelarja Merkel dhe unë vendosëm të mbështesim deklaratën e firmosur nga 11 vende në kuadër të G20”, ka shpjeguar Westerwelle.

Në dokument mbështetet nevoja për një përgjigje të fortë të komunitetit ndërkombëtar në sulmin kimik të kryer nga Assad, por nuk ka asnjë specifikim për përdorimin e forcës dhe sulmin e dëshiruar nga SHBA dhe Franca.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)