TIRANË - Ministri Federal i Punëve të Jashtme të Gjermanisë z.Guido Westerwelle i ka dërguar një telegram urimi, z. Aldo Bumçi, me rastin e emërimit si Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Duke e uruar përzemërsisht ministrin Bumçi në detyrën e tij të re, Ministri i Jashtëm gjerman nënvizon mbështetjen besimplotë të Gjermanisë për reformat e brendshme dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE si dhe konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, bën të ditur zyra e shtypit e MPJ-së.

Në telegramin e z. Ëesterëelle thuhet: “Këtë post jeni duke e zënë në një kohë, kur agjenda ndërkombëtare karakterizohet nga një larmi e veçantë sfidash rajonale dhe globale.

Gjermania mbetet një mik dhe partner i besueshëm i Shqipërisë. Kjo vlen në mënyrë të veçantë për mbështetjen e vendit Tuaj lidhur me zbatimin e kursit të nisur të reformave të brendshme, dhe lidhur me përafrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Gjatë vizitës sime në Tiranë në shkurt të këtij viti pata mundësi të bindesha për marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis dy vendeve tona. Gëzohem që bashkëpunimin e ngushtë dhe plot besim do ta vazhdoj me Ju duke zgjeruar kështu më tej marrëdhëniet tona dypalëshe.

Për detyrat plot përgjegjësi që shtrohen para Jush, Ju uroj shumë energji, sukses dhe gjithmonë punë të mbarë”, përfundon telegramin e tij z. Ëesterëelle për Ministrin e Jashtëm shqiptar z. Aldo Bumçi.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)