WhatsApp përjashtohet në Brazil
Telegram fiton 1.5 miln përdorues
 

WhatsApp përjashtohet në Brazil<br />Telegram fiton 1.5 miln përdorues<br /> 
WhatsApp, aplikacioni i njohur për komunikim i cili zotërohet nga Facebook është përjashtuar në Brazil prej 2 ditësh për shkak se nuk përputhej me urdhrin e gjykatës.
"Kompania nuk ka marrë pjesë në urdhrin e gjykatës. Kështu prokuroria ka kërkuar bllokimin e shërbimeve për një periudhë prej 48 orëve, në bazë të ligjit" ka thënë Gjykata Penale e São Bernardo do Campo në São Paulo në një deklaratë.

Sipas TechCrunch, mbi 93% e përdoruesve të internetit në Brazil rreth 110 milion njerëz përdornin WhatsApp për të shmangur faturat e shtrenjta të telefonit.

Telegram është një shërbim i mesazheve që është i njohur për karakteristikat e tij të sigurisë, ka parë një kërkesë tepër të lartë në Brazil pas vendimit të gjykatës. Kompania ka thënë në Twitter se kërkesat nga përdoruesit kanë qenë tepër të larta duke arritur 1.5 milion përdorues.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)