Whitney Houston, e dehur 48 orë para vdekjes

Whitney Houston, e dehur 48 orë para vdekjes
Ndonëse kanë kaluar 5 ditë nga vdekja e yllit të muzikës Whitney Houston, vazhdojnë polemikat mbi vdekjen e saj. Një burim ka thënë për CNN se këngëtarja ka qënë e dehur 48 orë para se vdekjes. “ Whitney ka qënë e pirë më parë, madje ajo i ankohej kamarierit të hotel se pijet alkoolike kishin më shumë akull se alkool”. Burimi shton më tej se edhe njerëzit e tjerë në hotel janë ankuar për sjelljet e çuditshme të Whitney-it. Pavarësisht këtyre komenteve shoqja e ngushtë e këngëtares, Kelly Price, e cila ishte me të dy ditë para se të vdiste, ka thënë se këto thashetheme nuk janë të vërteta dhe se Whitney ka pas sjellje normale gjatë gjithë mbrëmjes.
Whitney Hosuton u gjet e vdekur mbrëmjen e 11 shkurtit në Hotel Beverly Hilton në Kaliforni. Trupi i saj u gjet i pajetë në vaskën e hotelit rrethuar nga ilace dhe shishe alkooli. Trupi i saj u transportua në Nju Xhersi, dhe këngëtarja do të përcillet për në banesën e fundit në 18 shkurt. Mediat botërore do ta transmetojnë direkt këtë ceremoni mortore.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore