PRISHTINË, 21 Dhjetor/ATSH/.- Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve organizon ekspozitën në të cilën do të prezantohen punime të përzgjedhura të garës një mujore të fotografive të Monumenteve të Kosovës dhe Shqipërisë 'Wiki Loves Monuments'.
Gara është pjesë e iniciativës ndërkombëtare 'Wiki Loves Monuments' e cila organizohet çdo vit nga Wikimedia, dhe në të cilën bëhet thirrje për vullnetar nga e gjithë bota që të paraqesin fotografi të monumenteve, të cilat do të mund të përdoren lirshëm në Wikipedia dhe platforma të tjera.
Në Kosovë, organizimi i kësaj gare u bë nga FLOSSK - organizatë për promovim të qasjes së lirë në kulturë, me mbështetje të MKRS - Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.
IKMM, do të prezantojë tridhjetë punimet më të mira, nga 1,200 të dërguara nga të dy vendet, si dhe të shpërblejë kontribuuesit për dhjetë vendet e para.
Hapja e ekspozitës dhe shpërndarja e çmimeve bëhet të hënën në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve dhe ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 17 janar 2015./m.m/








