TIRANE - Në prill 2009 ambasada amerikane njoftonte Departamentin Amerikan të Shtetit për gjyqin e Lulzim Bashës i akuzuar për korrupsion në tenderin e rrugës Durrës-Kukës. SHBA bën të qartë se priste dënimin e ish-ministrit të Transporteve dhe shpreh zhgënjimin per mbylljen e çështjes me procedura nga Gjykata e Lartë.

“Më 10 prill 2009, një panel i Gjykatës së Lartë mbylli çështjen penale kundër Bashës me argumentet se, në bazë të vendimit të gjykatave shqiptare të ulëta, prokurorët kishin kryer shkelje të rënda procedurale dhe kishin zgjatur periudhën e hetimin përtej një kufiri të arsyeshëm.”

CV

Lulzim Basha lindi më 12 qershor 1974 në Tiranë.
■ 2005 dhe në vazhdim, anëtar i Këshillit Kombëtarë të PD
■ Nga Maji i vitit 2005 dhe në vazhdim është anëtar i Kryesisë së PD
■ 2005 – 2007 Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
■ 2009 – 2011 Ministër i Brendshëm.
■ 2011 Kryetar i Bashkisë së Tiranës.