WikiLeaks, Assange- Anglisë
dhe Suedisë: Më riktheni lirinë

WikiLeaks, Assange- Anglisë<br />dhe Suedisë: Më riktheni lirinë
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ju ka drejtuar një kërkesë autoriteteve angleze dhe atyre suedeze për t’i “rikthyer” lirinë.
 
Assange ka jetuar për katër vite brenda ambienteve të ambasadës së Ekuadorit në Londër, për shkak të frikës së një ekstradimi të mundshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikë.
 
Kërkesa e Assange, i cili është marrë në pyetje në Suedi mbi akuzat e abuzimit seksual, e ka bërë këtë kërkesë një vit  pasi paneli ligjor i OKB-së, kërkoi që ai të lirohej.
 
Në shkurt të vitit 2016, Grupi i Punës i OKB-së mbi Ndalimin Arbitrar, deklaroi se Assange ishte mbajtur në mënyrë arbitrare nën arrest nga Anglia dhe Suedia.
 
“I bëj thirrje Mbretërisë së Bashkuar dhe Suedisë të bëjnë gjënë e duhur dhe të më rikthejnë lirinë. Këto dy shtete kanë nënshkruar traktate me OKB-në për të njohur të Drejtat e Njeriut dhe mekanizmat e funksionimit të tyre”,  është shprehur Assange.
 
Themeluesi i WikiLeaks, kërkoi azil pasi një gjykatë supreme, refuzoi kërkesën e tij kundër ekstradimit në Suedi për tu përballur me akuzat për abuzim seksual që rëndojnë mbi të.
 
Ai kërkoi azil për arsye se i trembej më vonë ekstradimit nga autoritetet suedeze te ato amerikane të cilat e kërkojnë për publikimin e 500 mijë dosjeve sekrete të ushtrisë amerikane.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato