Wikileaks, Assange humb
procesin për ekstradimin në Suedi

Wikileaks, Assange humb<br />procesin për ekstradimin në Suedi
Krijuesi i Wikileaks, Julian Assange, humbi sot në gjykatën e apelit në Britani procesin për ekstradimin e tij në Suedi. Assange duhet të ekstradohet në Suedi për tu përballur ndaj akuzës për abuzim seksual, por beteja mund të vazhdojë deri në gjykatën e lartë të Britanisë.

Gjykatësit e lartë britanik, John Thomas dhe Duncan Ousely, hodhën poshtë ankesat e Assange për një vendim të padrejtë dhe të jashtë ligjshëm dhe e vendosën që i akuzuari të përballet me procesin për abuzim seksual në gjykatën e Stokholmit.

40 vjecari mohon akuzat për abuzim seksual dhe deklaron se pas akuzave fshihen synime politike kundra organizatës së tij.

Pas vendimit avokati i Assange, Mark Summers, tha se nuk është vendosur ende nëse klienti i tij do të shkoj në apel në gjykatën e lartë të Britanisë. Ekipi i tij ligjor ka 14 ditë kohë për të vendosur nëse do ta vazhdojë apo jo betejën kundra ekstradimit.

Gjykata vendosi të mbajë në arrest shtëpie Assange, deri në mometin kur të vendoset për ekstradimin e tij. Nëse merr një përgjigje negative nga gjykata e lartë, Assange duhet të ekstradohet brenda 10 ditëve nga vendimi.

Gjykatësit shpjegojnë se nuk ka asnjë influencë fakti se provat ndaj Assange, për abuzim seksual ndaj dy vullnetareve të stafit të Wikileaks, nuk janë të plota dhe të verifikuara. “Vendimi për ekstradim nuk duhet marrë mbi provat e një procesi që do të duhet të zhvillohet nga një gjykatë tjetër, në një shtet tjetër,” është deklaruar nga gjykata.

“Nuk jam dënuar për asnjë krim,” ka thënë Assange në dalje të gjykatës. “Do të na duhet pak kohë të vendosim për hapat e tjera që duhet të ndërmarrim”.

Një person pranë Assange ka deklaruar se është vendosur që beteja të luftohet në Britani, deri në gjykatën e lartë.

Sipas ekspertëve vendimi mbi ekstradimin e Assange është final dhe apeli në gjykatën e lartë nuk do ta ndihmoj të akuzuarin.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë