Fondacioni Wikimedia tha se nëse legjislacioni përkatës bëhet ligj, interneti do të jetë më pak i lirë dhe i hapur, dhe se autoritetet do të kenë mjete të reja për censurim të faqeve ndërkombëtare të internetit, brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Legjislacioni në fjalë, i quajtur “Ndalimi i veprimeve të piraterisë në internet”, në Shtëpinë e Përfaqësuesve dhe në Senatin amerikan është dizajnuar për të luftuar shitjet e paligjshme të produkteve pirate amerikane.
Mbështetës të këtij legjislacioni janë industritë e filmit dhe muzikës, të cilët thonë se të humbasin miliona dollarë kur prodhimet e tyre shpërndahen në mënyra të paligjshme.
Ndërkohë, kritikët e legjislacionit thonë se një ligj i tillë mund ta dëmtojë industrinë e teknologjisë dhe të shkelë të drejtat e lirisë së shprehjes.
Wikipedia është një nga dhjetë faqet më të vizituara të internetit në botë, e cila ka me miliona vizitorë çdo ditë.
(aq/RFE/shqiptarja.com)