William Levy në një dashuri të re
pa u ndarë ende mirë nga gruaja
Mirë që është super-seksi po është edhe i papërmbajtshëm!
William Levy ka qenë në fokus të gazetave rozë së fundmi, jo vetëm për ndarjen nga bashkëshortja e tij Elizabeth Gutierrez, por edhe për një dashuri të re, që mendohet të ketë përfunduar në fejesë.
Aktori 34 vjecar i ka dhënë fund thashethemeve duke e konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij e njëkohësisht nënë e dy fëmijëve, por ka rrëfyer gjithashtu që do vazhdojnë të qëndrojnë pranë njëri tjetrit edhe për hir të fëmijëve.
“Nuk jemi më bashkë. Elizabeth edhe unë jemi dhe do të jemi një familje, por e kemi ndarë jetën private me atë sentimentale. Ne do ta mbështesim gjithmonë njëri-tjetrin, sepse na bashkojnë dy fëmijët tanë, por vetëm kaq”,- ka thënë Levy për “People en espanol”.
Por historia nuk mbaron me kaq. Sipas raporteve të djeshme të “Washington Daily News”, flitet se aktori i njohur për rolet e tij në serialet meksikane “Triunfo del amor”, “Sortilegio” apo “Cuidado con el angel”, ka celebruar në fejesë marrëdhënien e tij të fshehtë për një kohë të gjatë.
Spekulimet shkojnë edhe më tej, duke thënë se këtë fundjavë është mbajtur një ceremoni intime fejese, e cila ka pasur të ftuar vetëm të afërm dhe miq. Megjithatë, duket se janë thashetheme, sepse asgjë nuk është konfirmuar nga aktori.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
203/3
Sondazhi i ditës:
Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?
-
Po
47.7%
-
Jo
42.5%
-
Nuk e di
9.8%
Vota total: 654
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
10-vjetori i Procesit të Berlinit, Rama ndan foton familjare nga Gjermania! Bisedon me Kurtin dhe Orban, shfaqet dhe pranë Scholz (VIDEO)
14 Tetor, 12:07
-
Zgjedhjet 2025/ Berisha mesazh me 6 rregulla në whats app demokratëve: Më njoftoni kur të dilni në media për debat, nëse ka mesazh dite për ju do t’jua nis
14 Tetor, 12:03
-
Nobeli në Ekonomi, nderohen Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson
14 Tetor, 12:03
-
Qeveria ekuivalenton gradat, Ushtarakët mund të konkurrojnë për drejtorë të Policisë në Qarqe
14 Tetor, 11:46
-
U veçua nga Shqipëria/ Shkupi përgatit letër për BE-në, propozime të reja për vazhdimin e negociatave
14 Tetor, 11:46
-
Igli Tare ‘shpërthen’ ndaj Silvinjos: Nuk di më se çfarë bën
14 Tetor, 11:40
-
Scholz në samitin e Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
14 Tetor, 11:39
-
Pas reperit Sean Diddy, edhe Kanye West akuzohet për ngacmim seksual
14 Tetor, 11:37
-
Lakror i çobanit nga zonja Albana
14 Tetor, 11:33
-
Lulelakër me mish pule dhe beshamel në furrë nga zonja Albana
14 Tetor, 11:26
-
FOTOLAJM/ Samiti i procesit të Berlinit! Rama në tryezë me kancelarin Scholz dhe ministren gjermane
14 Tetor, 11:26
-
Fier/ Dhunimi i bashkëshortëve të moshuar, nusja: Nuk e di ç’e gjeti me pleqtë, s’kishin konflikte! Fqinja: Plakun e pashë të shtrirë
14 Tetor, 11:21