William Levy në një dashuri të re
pa u ndarë ende mirë nga gruaja
Mirë që është super-seksi po është edhe i papërmbajtshëm!
William Levy ka qenë në fokus të gazetave rozë së fundmi, jo vetëm për ndarjen nga bashkëshortja e tij Elizabeth Gutierrez, por edhe për një dashuri të re, që mendohet të ketë përfunduar në fejesë.
Aktori 34 vjecar i ka dhënë fund thashethemeve duke e konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij e njëkohësisht nënë e dy fëmijëve, por ka rrëfyer gjithashtu që do vazhdojnë të qëndrojnë pranë njëri tjetrit edhe për hir të fëmijëve.
“Nuk jemi më bashkë. Elizabeth edhe unë jemi dhe do të jemi një familje, por e kemi ndarë jetën private me atë sentimentale. Ne do ta mbështesim gjithmonë njëri-tjetrin, sepse na bashkojnë dy fëmijët tanë, por vetëm kaq”,- ka thënë Levy për “People en espanol”.
Por historia nuk mbaron me kaq. Sipas raporteve të djeshme të “Washington Daily News”, flitet se aktori i njohur për rolet e tij në serialet meksikane “Triunfo del amor”, “Sortilegio” apo “Cuidado con el angel”, ka celebruar në fejesë marrëdhënien e tij të fshehtë për një kohë të gjatë.
Spekulimet shkojnë edhe më tej, duke thënë se këtë fundjavë është mbajtur një ceremoni intime fejese, e cila ka pasur të ftuar vetëm të afërm dhe miq. Megjithatë, duket se janë thashetheme, sepse asgjë nuk është konfirmuar nga aktori.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
38/3
Sondazhi i ditës:
PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
16%
-
Të gabuar
79.6%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 714
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E përditshmja ‘Bussines Day’: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar
30 Shtator, 08:57
-
Bombardimet në zemër të Bejrutit, mes të vrarëve edhe 3 liderë të Frontit Çlirimtar të Palestinës (EMRAT)
30 Shtator, 08:52
-
Ardi Stefa: Po sikur të jetë skenar?
30 Shtator, 08:51
-
Gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit, lista me pikët e 11 kandidatëve ende jo zyrtare! Sot pritet që ministri Hoxha t'ia dërgojë kryeministrit Rama
30 Shtator, 08:33
-
KPA shuan shpresat për gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar edhe me votën e Luan Dacit! Kolegji në dosjen e Rovena Gashit: Vendimet tona të pacënueshme nga ish gjyqtari i dënuar
30 Shtator, 08:29
-
Shkodër/ Dy vëllezër dhunojnë efektivët e Forcave 'Shqiponja' në ambientet e Komisariatit, arrestohen, në hetim një 19-vjeçar
30 Shtator, 08:29
-
Burgosja e Ervin Salianjit! PD nis 'bojkotin' e pjesshëm të komisioneve! Tek 'Integrimi' shkojnë vetëm 2 deputetë të opozitës! Peleshi: Të paktën në këtë komision të mos kemi marrje peng të mikrofonit
30 Shtator, 08:10
-
Ja pse nuk mund të shpërndani më fjalëkalimin e Netflix
30 Shtator, 08:08
-
Ekstremi i djathtë fiton zgjedhjet në Austri, por Kickl e ka të vështirë Qeverinë! Dështim historik për Socialdemokratët dhe Partinë Popullore, lajm i keq për Europën
30 Shtator, 07:48
-
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për këtë javë
30 Shtator, 07:41
-
SHBA rrit gatishmërinë e trupave nga shqetësimi për zgjerim të konfliktit në Lindjen e Mesme
30 Shtator, 07:30
-
Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, 12 të vrarë gjatë natës në Liban! Mes viktimave 3 liderët e Frontit Çlirimtar të Palestinës
30 Shtator, 07:10