William Tennessee përvjetor
me të rinjtë, e mbështet SHBA

William Tennessee përvjetor <br />me të rinjtë, e mbështet SHBA
Koleksioni i Qelqtë” rikthehet këtë fundjavë në skenën kryesore të Teatrit Kombëtar. Shfaqja që fitoi cmimin e parë në Festivalin Teatror të të Rinjve për vitin 2011 del para publikutme rastin e një përvjetori sic është ndarja nga jeta e dramaturgut amerikan Tennessee Williams, 25 shkurt të vitit 1983.
“Koleksioni I Qelqtë” është një dramë kujtesë. Ajo rrëfehet nga TomWingfilld, i cili ështëpersonazh i pjesës.
Ngjarja zhvillohet në Sh.B.A, në St.Louis në vitin 1937, në periudhën më të vështirë të Amerikës, e quajtur “Depresioni i Madh”. Tom është një poet që punon në një fabrikë këpucësh për të mbajtur nënën e tij, Amanda, dhe motrën e tij, Lora. Babai e ka braktisur familjen dhe të vetmet gjëra të mbetura nga ai janë: një kartolinë nga Bregu i OqeanitPaqesor ku shkruhet “Përshëndetje,Lamtumirë” dhenjë portret i tij i varur në mur. Mamaja, Amanda, është një grua e fortë nga jugu dhe preokupimet familjare I ka përqëndruar te e bija,Lora, e cila mban në këmbënjë mbajtëse metalike. Kydifekt i është kthyer në kompleks dhe e bën Lorën tepër të ndrojtur, të tërhequr dhe të vetmuar. Tentativapër ta çuar Lorën në një shkollë biznesi dhe për t’I dhënë asaj një profesion të mire, si edhe siguri për të ardhmen dështon. Ndërkohë Tom përçmon jetën që bëndhe punën tek fabrika e këpucëve.Duke qënë një poet I ri dhe plot ëndrra, ai gjen shpëtim te alkooli, filmatdhe letërsia, Këto gjëra janë të patolerueshme për mamanëdhe sjellin mjaft debate dhe sherre të ashpra mes tyre. Thomas Lanier “Tennessee” Williams III ishte një shkrimtaramerikan i cili punoi fillmisht si dramaturg në teatrinamerikan. Ai gjithashtu shkroi tregime, romane, poezi, ese, skenarë dhe njëvëllim me kujtime. Karrierae tij profesionale zgjati nga 1930 deri në 1983 kur mbylli sytë në rezidencën e tij. Shumë prej cveprave të tij janë tashmë pjesë e historisësë skenës amerikane. Williams mori pothuajse të gjithaçmimet më të njohura teatrale për veprat e tij dramatike, përfshirë Cmimin e kritikëve të Nju Jorkut, çmiminTony Award (1951) si dhedy çmime Pulitzer. Në vitin 1980 ai u nderua me Medaljen Presidenciale të Lirisë nga Presidenti Jimmy Carter dhe sot njihet si një prejshkrimtarëve më të mëdhenjnë historinë e teatrit amerikan duke u bërë një frymëzim për brezat e rinj të artistëve. Në rininë e tij Williamsu ndikua nga HartCrane, Anton Chekhov, D.H. Laërence, August Strindberg, William Faulkner, Thomas Wolfe, Emily Dickinson, por më pas listës së shkrimtarëvetë preferuar nga ai , iu shtuan William Inge, James Joyce, dhe ErnestHemingway.“Koleksioni I qelqtë” është vënë për here të parë në skenë në vitet 44- 45, në Cikago ku moriaprovimin e parë të kritikës.Më pas drama u shfaq nëBroadway ku u shndërrua në një hit të vërtetë të skenës teatrore amerikane.


(aq/shqiptarja.com)







  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane