Tenistja amerikane, Serena Williams, ka fituar titullin e 19-të Grand Slam në karrierën e saj, duke mundur tenisten ruse, Maria Sharapova, në finale të turneut Australian Open. Tenistja numër një në botë ka fituar në sete me rezultat 6:3 dhe 7:6. Williams ka mundur Sharapovan, numrin dy në botë, 16 herë rresht qysh në vitin 2004.
     

10 fitueset e fundit te Open Australi per femra jane:

2015: Serena Williams (SHBA)

2014: Li Na (KIN)

2013: Victoria Azarenka (BJE)

2012: Victoria Azarenka (BJE)

2011: Kim Clijsters (BEL)

2010: Serena Williams (SHBA)

2009: Serena Williams (SHBA)

2008: Maria Sharapova (RUS)

2007: Serena Williams (SHBA)

2006: Amélie Mauresmo (FRA)  


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)