Wimbledon ka një ‘mbret’ të ri, 20-vjeçari Alcaraz zbret nga froni serbin Djokovic! Finalja zgjati 4 orë e 40 minuta

Wimbledon ka një ‘mbret’ të ri, 20-vjeçari Alcaraz zbret nga froni serbin Djokovic! Finalja zgjati 4 orë e 40 minuta

Carlos Alcaraz

LONDËR - Carlos Alcaraz është kampioni i ri i Wimbledon në tenis. Talenti spanjoll, mposhti Novak Djokovic 3-2 në një finale dramatike dhe plot emocione në turneun më prestigjioz në sportin e tenisit, me përballjen që zgjati 4 orë e 40 minuta.

Serbi fitoi 6-1 setin e parë, por Alcaraz u rikthye me karakter dhe kaloi në avantazh 2-1 falë sukseseve 7-6 dhe 6-1. Djokovic reagoi dhe fitoi setin e katërt 6-3. Betejë e zjarrtë në setin final.

Seti final ishte një betejë e vërtetë, teksa në fund triumfoi freskia fizike dhe talenti i spanjollit, i cili fitoi 6-4 dhe siguroi për herë të parë në karrierë suksesin në Wimbledon.

Alcaraz bëhet tenisti i tretë spanjoll që fiton këtë turne pas Manolo Santana (1965) e Rafael Nadal (2008 e 2010).

20-vjeçari Alcaraz bëhët tenisti i parë që siguron 2 turne Slam në këtë moshë, teksa Djokovic mbetet në kuotën e 7 fitoreve në Wimbledon, duke mos e barazuar dot Roger Federer.

Djokovic nuk humbiste një sfidë në Ëimbledon prej dhjetë vitesh. Ishte viti 2013 kur mposhtej nga Andy Murray.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim