Wind Jet anuloi fluturimet
kaos në aeroportet italiane

Wind Jet anuloi fluturimet<br />kaos në aeroportet italiane
ITALI – Qindra udhëtarë që kishin zgjedhur të udhëtonin me linjën ajrore “Wind Jet”, janë lënë në kaos pasi kjo e fundit ka pezulluar të gjitha fluturimet.

Ngjarja ka ndodhur në aeroportin Fiumicino të Romës, ku rreth 200 shtetas izraelit që duhej të udhëtonin për në Tel Aviv e kanë kaluar natën në terminal.

Sakaq mediat italiane raportojnë sot se pesë fluturimet përgjatë Italisë janë anuluar po ashtu. Firma me bazë në Siçili është tashmë shumë pranë humbjes së licencës së saj operative pasi bisedimet për blerjen e Alitalias kanë dështuar.

Kaosi i lëvizjes pritet të thellohet pasi raportohet se 300 mijë pasagjerë nëpër Itali kanë prenotuar bileta me Wind Jet në javët e ardhshme. Alitalia, linja ajrore kombëtare e Italisë, thotë se do të ndihmojë udhëtarët e Wind Jet për të gjetur fluturime alternative, por vetëm me pagesa shtesë.

Autoritetet e aviacionit në vend kanë ngritur një qendër krize për të ndihmuar pasagjerët e bllokuar në fillim të javës më të ngarkuar të vitit.

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)