Festivali i Verës "Wine & Stories" po mbahet prej tre ditësh në Berat me pjesëmarrjen e 41 kantinave nga Shqipëria, Kosova dhe arbëreshët e Italisë. Të pozicionuara në sheshin qendror të qytetit, kantinat ekspozojnë prodhimet e tyre më të mira të verërave e rakisë.
Pronarët e kantinave flasin për produktet dhe mënyrat e prodhimit të verës në zonat e tyre. Duke e parë këtë panair si një mundësi të mirë promovimi dhe njohjeje me kolegët e tyre ata pohojnë se kanë sjellë kualitetet të mira të verës së bardhë e të kuqe, si dhe varietete të ndryshme të rakisë.
Për kryebashkiakun e Beratit, Ervin Demo, Festivali i Verës "Wine & Stories" i kthyer tashmë në traditë të përvitshme synon promovimin e produkteve më të mira të kantinave shqiptare.
Festivali do të mbyllet mbrëmjen e së shtunës me koncertin e këngëtarëve MC Kreshta, Lyrical Son, Alban Skënderaj, Ronela Hajati, Jet, Hot Stuff Band etj.
Ndërsa në Dushk të Lushnjes u mbajt Festa e Ullirit, ku u theksua se prodhimi i këtij sezoni është i mbarë dhe vaji tepër cilësor. Problematikë e përhershme ngelet mungesa e fuqisë punëtore dhe tregu.
“Vaji i sivjetshëm është i jashtëzakonshëm rrallë herë prodhohet cilësi e tillë. Problem është për vjeljen se rinia ka ikur ne emigrim. Tregtimi është pak i vështirë! Një litër vaj po e marrin tregtarët me 6000-6500 lek (të vjetra). Ndërsa ullinjtë e kripës shiten nga 1000 deri në 1200 lek (të vjetra) për kilogram, sipas cilësisë”, thanë fermerët.
Bashkia ka shpërndarë certifikata për fermerët e zonës që kanë hyrë në tregun e jashtëm me marka e tyre.
Eriselda Sefa shprehet se “këtë traditë të do ta vazhdojmë sepse duam të festojmë dhe të promovojmë punën e përditshme të fermerëve”.
Festat lokale si në Berat ashtu dhe në Lushnje synojnë promovimin e produkteve vendase, kulinarinë dhe rritjen e potencialit të tyre turistik.
R.D/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.8%
-
Pak
9.5%
-
Aspak
73.7%
Vota total: 179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berat/ Mashtronin njerëz duke përfituar shuma të mëdha parash, sekuestrohen mbi 8 milionë euro pasuri të dy personave, 10 pasuri të paluajtshme
24 Janar, 13:55
-
Ujë i ndotur në Çiflig të Dimalit, banorët: Mban era naftë! Ujësjellësi: Do investojmë brenda vitit për rrjetin e ri
23 Janar, 14:02
-
Lushnjë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëton në kohë familja! Shkak dyshohet shkëndija elektrike dhe oxhaku, stakohet energjia elektrike në zonë (VIDEO)
22 Janar, 18:00
-
Itali/ 18 vite burg për algjerianin që vrau Klajdi Bitrin! Shqiptari u godit me shtizë peshkimi se mbrojti shokun e tij
22 Janar, 09:52
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
VIDEOLAJM/ Partnerja e Princ Lekës ia merr valles në Lushnjë me rastin e 105-vjetorit të Kongresit
21 Janar, 16:00
-
Lushnjen ‘e mbyt’ tymi i plehrave, vendgrumbullimi i inerteve në flakë prej dy ditësh, Sefa: Autorët t’i gjejë policia, bashkia do vendosë roje 24 orë
20 Janar, 13:09
-
Lushnje/ Digjen mbetjet në lagjen '28 Tetori', e gjitha zona e mbuluar nga tymi
19 Janar, 17:22
-
Ndotje alarmante në fshatrat e Bashkisë Dimal, banorët: Mbetjet urbane nuk pastrohen prej disa muajsh
18 Janar, 15:50
-
Fier, doli me mikun për peshkim në lumin Vjosë, zhduket 63-vjeçari, vijojnë kërkimet nga palombarët RENEA
18 Janar, 10:38
-
Berat/ Aksident i rëndë në Moravë, makina godet për vdekje këmbësoren 30-vjeçare, shpëton për mrekulli fëmija i saj 2-vjeçar! Shoqërohet shoferi (EMRAT)
17 Janar, 19:43
-
Berat/ Shfrytëzonte për prostitucion 36-vjeçaren, arrestohet tutori me precedentë! Në pranga edhe vetë e reja nga Memaliaj
17 Janar, 13:03