Motra e princeshës britanike Kate, Pipa Middleton, fitoi ofertën prej 300.000 funtesh në luftën e shtëpive televizive amerikane për intervistën e saj të parë. Mediat shkruajnë se për momentin është duke u zhvilluar një luftë e vërtetë mes gazetareve dhe njëkohësisht udhëheqëseve të njohura televizive, Oprah Winfrey dhe Barbara Walters, të cilat po bëjnë gjithçka që është e mundur që ta marrin Pipën në emisionet e tyre. Për që të dyja, Pipa cilësohet si mysafirja e vitit. Pipa kompensimin nga emisioni planifikon ta dhurojë për qëllime humanitare. Pipa pas dasmës të së motrës ka qenë në koopertinat e 9 revistave në SHBA duke ua kaluar edhe yjeve të Hollivudit.
/Shqiptarja.com









